Kërko
 
ARKIVI | MK | EN
Maqedoni
postë elektronikePrintoaksion

Takim i liderëve për ndryshimet kushtetuese

11 mars 2010, 07:45
Burimi: Макфакс
Shkup

Kryeministri Nikolla Gruevski për sot pasdite caktoi takim të liderëve në të cilin do të bisedohet për ndryshimet kushtetuese në pjesën e gjyqësisë.

Nga VMRO-DPMNE-ja presin që në takimin e liderëve të arrihet pajtueshmëri rreth propozimeve të tyre për ndryshim në Kushtetutë, që sipas tyre, do të kontribuojë për forcimin e pavarësisë së pushtetit gjyqësor.

VMRO-DPMNE-ja në takimin e liderëve do të propozojë rritjen e numrit të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor Republikan (KGJR) të cilët zgjedhen nga radhët e vetë gjykatësve, ministri i Drejtësisë të mos jetë më anëtar i KGJR-së dhe të zvogëlohet mandati i tyre, i cili është në kohëzgjatje prej gjashtë viteve. Në mënyrë plotësuese, përmes ndryshimeve ligjore, nga partia në pushtet do të propozojnë forcimin e kritereve për zgjedhje të gjykatësve.

Opozita paraprakisht vlerësoi se çdo ndryshim i Kushtetutës është hap i rrezikshëm, që mund të tërheqë edhe kërkesa tjera për ndryshime kushtetuese. /Makfaks/

Copyright 2010 makfax. Të gjitha të drejtat janë të mbrojtura. Ky material nuk mund të publikohet, të transmetohet, të kopjohet, ose të rishpërndahet pa leje me shkrim nga Makfaks-i.


Maqedoni

INDEKSET E BURSËS